Veseli takohet me Zannier, flet për Demarkacionin e Asociacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE’së, ambasadorin Lamberto Zannier.

Veseli ka çmuar lart këtë mbështetjen e Misionit të OSBE’së, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Ai e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera.

Veseli e ka njohur Zanier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, kryeparlamentari Veseli tha se ai do të themelohet në pajtim me Kushtetutën dhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese

Sekretari i përgjithshëm i OSBE’së, Zanier, nga ana e tij, konfirmoi përkushtimin e misionit të OSBE-së për të vazhduar mbështetjen për institucionet e Kosovës edhe në të ardhmen.

Temat
Vend

Të afërta