Rexhep Selimi: Hashim, në fakt ti nuk je president

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se ai duhet të jap dorëheqje për shumë arsye. “A thua, ti Hashim po jepshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jemi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Facebook.

Selimi ka thënë se Thaçi, do të duhej të jepte dorëheqje për demarkacionin me Malin e Zi, Gjykatën Speciale dhe çështje të tjera. “Hashim, në fakt, ti nuk je president”, ka shkruar Selimi më tej.

Ky është postimi i plotë i tij:

“HASHIM, NË FAKT, TI NUK JE PRESIDENT

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

Në fakt, ti nuk je president”.

Temat
Vend

Të afërta