Ç’mendojnë Lëvizja Besa dhe LR-PDSH-ja për programim qeverisës së Zoran Zaevit (Video)

Pavarësisht ftesës që Zaev bëri sot, Lëvizja Besa thotë se po presin ofertë konkret për të hyrë në qeveri.

“Lëvizja Besa ende nuk ka ndonjë ofertë për të hyrë në qeveri. Është gjithçka çështje negociatash ndërmjet subjekteve politike. Mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare apo konkrete. Për çdo vendim apo takim të lëvizjes Besa opinion do të jetë i informuar për këtë”, tha Faton Fazliu, Lëvizja Besa.

Lëvizja për Reforma PDSH tha se programi i ardhshëm qeveritar duhet të reflektoj në kërkesat e unifikuara në deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

“Vlerësojmë se Programi i ardhshëm qeveritar duhet të reflektojë prioritete edhe të votuesve shqiptar, që ato kërkesa po paraqiten si të domosdoshme dhe të unifikuara në deklaratën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare. Vendimin përfundimtar për mbështetjen e Qeverisë së ardhshme dhe pjesëmarrjen eventuale te Aleancës për Shqiptarët, do ta merr Kryesia Qendrore e LRPDSH te cilën e ka autorizuar Kuvendi Qendrorë i saj, gjithashtu në koordinim edhe me dy subjektet tjera që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët”, thanë nga LR-PDSH.

Temat
Rajon

Të afërta