Të gjitha Vjollcat bashkë për një rast të veҫantë (Foto)

Në familjen e Vjollcave, 6 marsi është një ditë e shënuar, meqenëse feston ditëlindjen mbretëresha e shtëpisë, siҫ e quajnë motrat Vjollca mamin e tyre.

Marina, sapo është kthyer nga një udhëtim në Gjermani me të dashurin e saj, Geti, ndërsa Luana, pas udhëtimeve të përhershme Kosovë – Shqipëri, të dielën është rikthyer pranë vatrës familjare. Mbrëmja e djeshme i ka bërë bashkë edhe një herë të gjitha Vjollcat në një darkë festive.

Përmes këtyre fotove që Luana ka postuar në profilin e saj, në festë nuk ka munguar as motra e madhe Lira, por edhe mbesa e tyre Jori.

Në foton e së ëmës, që Luana ka postuar nga profili i saj, shkruhet: “Gëzuar ditëlindjen frymëzimi im! JE JETA IME MAMA./class

Temat
Showbiz

Të afërta