Mediat serbe: Për krizën në Maqedoni fajin e kanë ‘terroristët shqiptarë’

Mediat në Serbi janë duke e trajtuar me interes të shtuar krizën në Maqedoni, madje ata e kanë gjetur edhe fajtorin, duke akuzuar shqiptarët për përzierje në punët e shtetit maqedon.

Njëra nga pikat kryesore të shqëtësimeve të këtyre mediave, ka qenë platforma shqiptare shkruan Balkan Insight.

Çështja tjetër me rëndësi që ka shkaktuar reagim në Serbi, ishte një kërkesë e cila është përfolur që Ali Ahmeti ia ka vënë Zaevit,që t’i akuzojë serbët për gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912 deri 1956, transmeton lajmi.net

“Shqiptarët planifikojnë përleshje të përgjakshme”, “Shqiptar(term nënçmues) terroristë”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave dhe portaleve serbe që mbulojnë ngjarjet në Maqedoni.

Gazeta shtetërore Novosti të dielën ka akuzuar Bashkimin Demokratik për Integrim, se po synojnë një ‘platformë tiranase’, që ata të bashkohen në Qeveri. Kjo gazetë shkon aq larg, sa pretendon se platforma shqitpare mund të sjellë ndarje etnike apo njesi federale në Maqedoni.

Miroslas Lzanski, deputet nga Partia Progresive serbe ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin mënyrë më e mirë për të zgjidhur situatën në Maqedoni, duke akuzuar shqiptarët për kërkesa të ekzagjeruara.

E përditshmja Blic, të premten publikoi një deklaratë nga ish-presidenti maqedon, Kiro Gligorov I cili kishte akuzuar Presidentin e Kosovës, dhe Kryeminstrin e Shqipërisë, për hartimin e platforms shqiptare që është pranuar nga Zaevi vetëm që të vie në pushtet.

Tabloidi tjetër pro-qeveritar, Informer shkruan: “Shqiptarët janë duke kërcënuar Maqedoninë me luftë”, duke akuzuar prap Ramën e Thaçin që po thërrasin për kryengritje të shqiptarëve në Maqedoni, transmeton lajmi.net

Informer gjithashtu të shtunën publikoi një foto të Zaev me Bekim Aliun, duke e cilësuar si ‘terrorist’, dhe duke pretenduar se ai kishte qëlluar mbi policinë dhe qytetarët e Maqedonisë në shkëmbimin me armë zjarri në Kumanovë.

Sipas kësaj medie, Serbia duhet të mësojë nga këto që po ndodhin në Maqedoni, pasi po tentohet të krijohet një Shqipëri e Madhe.

Situata në Maqedoni tashmë është në një krizë të thellë, pasi presidenti Ivanov nuk po ia jep mandatin Zaevit, përkundër se ai ka arritur të sigurojë nënshkrimet e deputetëve.

Ai e ka arsyetuar këtë vendim me shkelje të Kushtetuës, pasi sipas tij nuk lejohet që në Maqedoni të ketë dygjuhësi. Që nga ai moment kanë shëprthyer akuza ndaj Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nga Gruevski dhe të tjerët, për platformën shqipare që sipas tyre është hartuar nga Kosova dhe Shqipëria.

Në Shkup qe më shumë se një jave ka protesta të vazhdueshme, kundër përdorimit të gjuhës shqipe dhe kundër platformës shqiptare. /Lajmi.net/

Temat
Lajme

Të afërta