Kur Era Istrefi ishte një vajzë e ndrojtur që shoqëronte motrën, foto e 4 viteve më parë

Ishte koha kur Nora Istrefi u bë pjesë e “Këngës Magjike” dhe të gjithë flisnin për fustanin e saj të bardhë me një supër të çarë. Ishte koha kur çështja e ditës ishte: Ka veshur apo nuk ka veshur të brendshme Nora?

Një vemendje maksimale për një këngëtare të ëmbël dhe një femër shumë seksi. Ndërkohë, në prapakuinta dhe në after-party e shoqëronte e motra, Era, shkruan “Panorama”. Asokohe nuk e njihte njeri, thjesht dihej që ishte një nga motrat e Norës.
E ndrojtur, e dobët, me flokë të verdha deri në sup, të gjithë thonin që Era ishte shumë larg pamjes seksi të Norës. Madje, edhe veshja e saj ishte shumë e thjeshtë dhe qëndrimi disi i strukur.

Kush do arrite ta parashikonte se vetëm dy vite më vonë, Era do kishte atë shpërthim dhe atë sukses në muzikë që as motra e saj nuk e arriti. Me të vërtetë befasuese Era për rrugëtimin që ka bërë në muzikë.

Temat
Showbiz

Të afërta