Kallashi një gangsta e vërtetë: E rrezikshme jo vetëm për meshkuj (Foto)

Paraqitjet e saj të para me fotografi thuajse gjithashtu të para edhe të publikuara tek ne, tërhoqi vëmendjen maksimale të publikut.

Mbresëlënëse me pamje, aq edhe me emrin tashmë të njohur të saj – Kallashi.

Është kjo Donjeta Kosumi, e cila me vallëzimin e saj u bë e njohur dhe e famshme gjithandej. Shpejt u bë më e përfolura e faqeve rozë. Më e kritikuara. Më e shara, më e ofenduara femër e botës së shoubizit. Femër interesante dhe jo e zakonshme Me shumë paragjykime, me shumë thashetheme: dashnore e politikanit, nuse e Haxhisë nga Tetova, thyese e rregullave e ligjeve shtetërore, konsumuese e drogës, shkatraqe e shumë burrave të martuar e të familjeve…Me një fjalë – femër problematike, një gangsta, e rrezikshme sidomos për meshkuj.

Po cila është e vërteta ?

Çfarë njeri, çfarë femre, çfarë shpirti , çfarë jete bën dhe ka ajo,a ka dashnor apo është e martuar dhe me kë e shumë gjëra tjera , do të falës ajo vet në numrin vijues të revistës sonë.Kallashi për lexuesit e Kosovares , afroi këto foto, tek shihet siç nuk jemi mësuar ta shohim . Një gangsta e vërtetë? /Kosovarja/

Temat
Showbiz

Të afërta