Ka qenë tronditëse dëshmia e autorit të vrasjes horror në Këlcyrë.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se ai u tha hetuesve që viktima do ta mbyste me një kokërr ulliri, ndaj dhe e sulmoi me thikë, shkruan ABCNews.
Alban Hoda 30 vjeç rezulton të ketë qenë komando në Afganistan dhe kur është kthyer nga misioni i dytë në vitin 2012, ka shfaqur probleme mendore, për të cilat ka dhe një raport mjekësor.
Ai akuzohet për vrasjen e 65-vjeçarit Nesim Hoxha paraditen e djeshme në Sukë të Këlcyrës. Autori u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
