Liqeni i Ohrit, niveli i ujit 6 cenitmetra mbi minimumin e lejuar

Sipas DPHM, niveli i liqenit të Ohrit për muajin mars, është gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar, kurse niveli i lumenjve është nën mesataren.

Niveli më i ulët i lumit Vardar është matur në Demir Kapi dhe është 60 centimetra më i ulët se zakonisht për muajin mars, kurse nivel më të ulët prej 23 deri 29 centimetra ka edhe në vendet tjera matëse të lumit Vardar, transmeton Gazeta Express.

Përjashtim të madh ka Lumi i Zi në vendin matës Novac, ku niveli i ujit është më i ulët për një metër e shtatë centimetra nga ai i zakonshmi.

Temat
LajmeRajon

Të afërta