Qeni me gjendje të rrallë shëndetësore bëhet hit në internet, pasi adoptohet më në fund nga dikush

Një qen i vogël me një fytyrë të pazakonshme më në fund do ta ketë shansin që të jetojë me një familje, pasi u shmang për muaj të tërë.
Qeni 10 muajsh i emëruar Pikaso, një përzierje mes pitbullit dhe një qen gjahu, u lind me një gjendje të rrallë shëndetësore, që bënte që nofullat e tij të ishin të shtrembëruara.

Shumë prej dhëmbëve të tij janë jashtë gojës për shkak të abnormalitetit që e bën më të vështirë për të që të hajë krahasuar me qentë e tjerë, transmeton Gazeta Express.

Qeni po frikësonte të gjithë në Kaliforni për shkak të pamjes së tij, por pas disa muajsh shmangie, tani ai është adoptuar nga një familje dhe fotografitë që e shfaqin qenin janë bërë hit në rrjete sociale.

Temat
Fun

Të afërta