Modelja ukrainase, kopja e Megan Fox (Foto)

Dasha Daria Dereviankina është një fotomodele ukrainase dhe yll i rrjeteve sociale.

Ajo ka lindur në vitin 1994 në Donetsk, ndërsa për shkak të angazhimit të saj si modele, tash jeton në Milano.

‘Megan Fox ukrainase’
Daria e nisi karrierën në agjencinë IMG Models, ndërsa ka bashkëpunuar edhe me kompanitë, si Bill Cost dhe Guess.

Megan Fox dhe Dasha Daria Dereviankina
Duke qenë se ka mbi 400 mijë ndjekës në Instagram, bukuroshja i reklamon shpesh brendet, si Protein World dhe Coco White.

Kjo modele flet gjuhën e saj amtare, pastaj rusisht, gjermanisht dhe anglisht. Kur është fjala për pushimet verore, Daria zakonisht udhëton në Turqi dhe në Republikën Dominikane.

Ajo krahasohet me yllin hollivudian
Falë dukjes së saj – syve të kaltër dhe flokëve të zeza, dhe ngjashmërisë së madhe me yllin hollivudian, Megan Fox, atë shpesh e etiketojnë si “Megan Fox ukrainase”.

Temat
Showbiz

Të afërta