Japonia ka trenin më të shpejtë se plumbi (Foto)

Treni Maglev i Japonisë është i shpejtë, shumë i shpejtë.
Në një udhëtim testues afër Malit Fuji, treni eksperimental pati thyer rekordin botëror të shpejtësisë, duke arritur në 603kmh.

Por numrat nuk nënkuptojnë asgjë. Sa i shpejtë është ky tren krahasuar me gjërat e tjera? Sa Usain Bolt’a është një Maglev?

Së pari, t’ju tregojmë pak detaje. Maglev është një tren që lëvizë në magnete, jo në rrota. Treni bazohet në principin që kur magnetet të shtypen së bashku veri-veri ose jug-jug, ata zmbrapsin njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Express.

Në këtë mënyrë, treni “rri pezull”, që nënkupton se ka shumë më pak fërkim dhe mund të arrijë shpejtësi marramendëse. Në fakt, treni ka një shpejtësi pak më të madhe se shpejtësia e erës në Tokë.

Më 3 maj 1999, shpejtësia më e lartë e erës e regjistruar ndonjëherë në Tokë ishte gjatë një tornadoje në Oklahoma, që arriti në 511kmh – 90kmh më ngadalë se Maglev.

Më i shpejtë se plumbi? Po, ky është një titull pak i turbullt por plumbat vijnë në forma dhe madhësi të ndryshme. Shumë prej tyre udhëtojnë më shpejtë se shpejtësia e dritës, disa mund të arrijnë shpejtësi prej më shumë se 4000kmh, që është qartë shumë më shpejtë se Maglev.

Por nëse përfshijmë plumbat e pushkave, Maglev është në fakt më i shpejtë se disa prej tyre. Dhe përsëri ka plumba të tjerë që janë të ngadalshëm.

Temat
Teknologji

Të afërta