Turqia akuzon Gjermaninë për standarde të dyfishta

Autoritetet turke kanë paralajmëruar partnerin e saj në NATO, Gjermaninë, se ‘duhet të mësoj si të sillet’ nëse dëshiron të ketë raporte të qëndrueshme me të.
Kjo pasi dy qytete gjermanë ndaluan paraprakisht mbajtjen e fjalimeve të ministrave turk në takimin me përkrahësit e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Express.

Komentet i ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, vinë pas acarimin të raporteve ndërmjet dy shteteve pasi Turqia të hënë arrestoi Deniz Yucelin, një korrespodent të rëndësishëm të gazetës gjermane ‘Die Welt’.

Gjermania ka bërë të ditur se arrestimi i korrespodentit, më akuzat që kanë për bazë puçin e korrikut në Turqi, ka dëmtuar rëndë raportet mes tyre.

“Pengimi i takimeve në Gjermani tregon sa shumë ky shtet dhe Perëndimi po veprojnë me standarde të dyfishta”, ka thënë ministri Cavusogly.

Qyteti gjerman Gaggenau, ka tërhequr lejen e mbajtjes së një takimi ku një ministër turk planifikonte të mbante fjalim për të kërkuar përkrahjen e 1.5 milionë qytetarëve turq për referendumin që do të mbahet në Turqi për zgjerimin e fuqisë së Erdoganit.

Ndërsa arsyetimi i autoriteteve gjermane ishte mungesa e hapësirës në parkingun e veturave që ishte përcaktuar për mbajtjen e takimit.

Temat
BotëLajme

Të afërta