Policia e Brukselit ndalon mikun e ngushtë të kamikazit që goditi në aeroportin Zaventem

Forcat policore në Bruksel janë në gatishmëri, pasi një makinë e dyshimitë me në bord tre bombola gazi në sheshin “Porte de Hal” është parë të qarkullojë disa herë. Mjeti, pasi ka kaluar disa semaforë me të kuqe, është ndaluar nga një patrullë e policisë. E gjitha zona është evakuuar dhe shërbimi i metrosë është pezulluar

Sipas burimeve të para policore, drejtuesi i mjetit dyshohet se është një mik i ngushtë i kamikazit që goditi në aeroportin Zaventem në mars 2016.

I dyshuari është arrestuar dhe sipas versionit ‘online’ të gazetës “Dernier Heure”, ka lidhje të ngushta me Najim Laachraoui, kamikazin që u hodh në erë në 22 marsin e shkuar në aeroportin e kryeqytetit belg, si dhe një nga organizatorët e atentateve të Parisit në 13 nëntor 2015.

I lindur në vitin 1989, ai kishte shkuar në Siri dhe ishte arrestuar në kryeqytetin belg në 2014-ën. I ndaluari dyshohet se është anëtar i një rrjeti terrorist dhe në 2016-ën është dënuar me 5 vjet burg për lidhje me terroristët.

Ndërkohë, Prokuroria e Brukselit ka bërë të ditur se në bordin e makinës janë gjetur një bombol me gaz dhe një tjetër ishte bosh, por që nuk kishin asnjë lidhje të sistemit shpërthyes.

Temat
BotëLajme

Të afërta