Kjo është agjenda e vizitës së Mogherini-t në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën nesër

Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian (PL/ZP) do të vizitojë Kosovën të shtunën më 3 mars.

Gjatë vizitës, do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare. PL/ZP po ashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.

E shtunë, 4 mars 2017

09.00 Takim me Presidentin Hashim Thaçi

09.35 Takim me Kryetarin Kadri Veseli

10.00 Takim me Kryeministrin Isa Mustafa

10.35 Deklaratë për shtyp me Kryeministrin Isa Mustafa

11.00 Takim me udhëheqësit e partive politike

Temat
BotëLajmeVend

Të afërta