iPhone 8 do të mbushet shumë më shpejtë se celularët e mëparshëm

Raporti i fundit rreth iPhone 8 do të heq gjithë frustrimin e përdoruesve të iOS.
Këtë javë u spekulua se Apple do të largojë konektorin aktual të portit të energjisë në favor të një formati USB.

Megjithatë, lajmet e fundit rreth iPhone 8 sugjerojnë se Apple do të vazhdojë të mbajë konektorin e njëjtë por do të shtojë një veçori në të për mbushje më të shpejtë të celularit me rrymë, transmeton Gazeta Express.

Kjo u bë e ditur nga analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo me MacRumors, të cilët zbuluan gjithashtu se të gjithë iPhone-ët që do të lansohen këtë vit do të mbështesin mbushje më të shpejtë.

Temat
Teknologji

Të afërta