Ermali më në fund ja pranon Arianes (Foto)

E njohim që kur ishte fëmijë, që kur u shfaq me këngën e famshme “Trashe”, duke vazhduar kështu deri në majat e suksesit që e jeton sot.
Muzikën e ka trashëguar nga babai, i madhi Sabri Fejzullahu, ndërkaq po vazhdon suksesshëm duke i befasuar të gjithë me këngë që mbajnë vulën e hiteve.

Ermal Fejzullahu sot është familjar, baba i tre fëmijëve. E, ndonëse është tejet i dhënë pas familjes, nuk ka shumë kohë të shpenzoj me njerëzit më të dashur. Po, fëmijët a janë më të lidhur me Ermalin apo me Arianën? Ermali e pranon për revisten “Kosovarja” se fëmijët janë më të lidhur me nënën e tyre.

“Gjithsesi më shumë me Arianën, ajo ka më shumë kohë që të kujdeset për ta”.

Temat
Showbiz

Të afërta