Cilat janë “dëshmitë e reja” të Serbisë kundër Haradinajt

Pas shtyrjes së sërishme të vendimit rreth ish – kryeministrit të Kosovës e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili, me fletë arrest të Serbisë po vazhdon të mbahet në Francë që nga 4 janari i këtij vitit, mediet e Beogradit sot kanë shkruar për gjoja “dëshmitë e reja’ të Serbisë, të cilat, sipas tyre, e implikojnë ish – komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit për “krime lufte”, transmeton koha.net.

Gazeta e Beogradit “blic” duke raportuar për këto “dëshmi”, ka thënë se, gjoja, Haradinaj “ka varrosur të gjallë policë, ka prerë në fyt femra dhe ka dhunuar nuse nëpër dasma”.

Në grumbullimin e këtyre “dëshmive” tash e disa vite po punojnë zyrtarët serbë, zëvendësprokurori Dragoljub Stankoviq, ushtruesi aktual i detyrës së prokurorit Milan Petroviq dhe i ish – prokurori Vladimir Vukçeviq.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë, para disa ditësh në Gjykatën e Colmarit, sipas “Blicit”, ka dërguar “dëshmi” në më shumë se 100 faqe dhe, siç thotë “blic”, edhe aktgjykimin e Tribunalit të Hagës “për të dëshmuar se Haradinaj nuk ngarkohet për veprat për të cilat është gjykuar në Hagë”. Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq ka thënë se në dokumentacionin shtesë ka

rrëfime të dëshmitarëve, raporte të MPB-së e të stacioneve ushtarake si dhe procesverbale nga vendet e ngjarjes.

Gjykata e Hagës Ramush Haradinajn dy herë e ka shpallur të pafajshëm Dje, Gjykata e Apelit në Colmar, Francë, e ka shtyrë sërish vendimin për lirim ose ekstradimi të tij në Serbi siç dëshiron Beogradi. Vendimi tjetër është paralajmëruar të merret më 6 prill.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta