Aguero nuk po mendon për Realin

Sergio Aguero nuk i ka mohuar spekulimet që e lidhin me Realin, por thotë se nuk po mendon për asnjë klub deri në fund të sezonit

Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero, pas gjashtë viteve te Manchester City, në fund të sezonit mund të largohet nga Premierliga, transmeton Gazeta Express.

Ish sulmuesi i Atletico ishte i pazëvendësueshëm te City deri në momentin kur sulmuesi brazilian Gabriel Jesus zbriti në Angli, i cili startoi pothuajse në gjitha ndeshjet para Agueros, para se të lëndohej – për të cilin pothuajse ka përfunduar sezoni.

Marca dhe Mundo Deportivo tani raportojnë se Aguero do t’i bashkohet skuadrës së Zinedine Zidane, Real Madridit, por argjentinasi nuk dëshiron të flasë deri sa të përfundojë sezoni.

“Nuk jam duke menduar për Real Madridin apo klube tjera”, tha ai për radion “Onda Cero”.

“Jam i fokusuar që të luajë dhe të jap më të mirën time në këto tre muaj sa kanë mbetur. Nuk dua që tani të mendoj për të ardhmen. Synimi im është që të qëndroj, por të shohim çfarë do të ndodhë në qershor”, shtoi Aguero.

Temat
BotëSport

Të afërta