Në fjalën e tij nga ‘çadra e lirisë’ kreu i PD-së Lulzim Basha është ndalur edhe një herë në ligjin e dekriminalizimit ku ka përmendur edhe një herë emra të ish deputetëve të majtë të akuzuar për krime të ndryshme.
“Kush e do drejtësinë e përvarur në vend? E dua unë e do PD dhe opozita si aleate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Lulzim Basha e votoi vettingun që lufton krimin, por Edi Rama njeriu më i pikëlluar i 22 korrikut theku premtimin që dha para ndërkombëtareve. Vettingu do kalojë pas largimit të kryeministrit të bandave që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.
“Ne nuk do pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama dhe qeveria e bandave”, tha kreu i PD-së.
