Rrëzohet autobusi me ushtarë serbë, 14 të lënduar (Foto)

Një autobus që transportonte 40 ushtarë të Brigadës 4 të Ushtrisë së Serbisë, ka dalë jashtë rrugës dhe ka rënë nga një lartësi rreth 4 metra.
Autobusi ishte nisur nga Nishi për në Vranjë, ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit të sotëm.

Mediat serbe raportojnë se janë lënduar 13 ushtarë të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se një ushtar ka pësuar lëndime të rënda në kokë, por fatmirësisht nuk raportohet për asnjë të vdekur.

Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e autobusit.

Temat
LajmeRajon

Të afërta