Kroacia shokon Serbinë pas takimit Veseli – Trump

Takimi i kreut të Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, është komentuar edhe nga mediat kroate, të cilat e shikojnë si një shuplakë për Serbinë.

“Për shkak të kësaj fotografie mediat shkruajnë edhe për një shuplakë të Trump-it ndaj Serbisë”, është titulli i gazetës kroate “Vecernji”.

“Kosova është e bekuar pasi që e ka mbështetjen e SHBA-ve. Kam marrë konfirmimin që SHBA-të do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën”, citon “Vecernji” deklaratën e Veselit.

Gazeta ndalet edhe te urimi që shefi i Shtëpisë së Bardhë i ka bërë Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt. “Blici serb (gazeta) në tekstin për takimin me titullin ‘edhe një shuplakë Serbisë’, tregon se edhe administrata e re amerikane mbështet pavarësinë e Kosovës të cilën Serbia e lufton”, shkruan tutje gazeta kroate.

Temat
BotëLajmeRajonVend

Të afërta