Insiston se nuk ka porno-film tjetër

Mediet e huaja kanë shkruar se ekziston edhe porno-filmi tjetër privat i bukuroshes Kim Kardashian.

Sipas këtyre raportimeve, ky film ka filluar të paraqitet në internet, mirëpo, vetë Kim përmes një deklaratë për tabloidin e njohur “Daily Mail”, ka demantuar këto shkrime.

“Ai është porno-filmi im i vjetër”, ka deklaruar Kim Kardashian, e cila famën ndërkombëtare e kishte arritur pikërisht falë videoxhirimit të saj seksual nga viti 2003, të cilin e kishte realizuar me të dashurin e saj të atëhershëm, reperin Ray-J, transmeton “Zeri.info”.

Një pjesë e videos së re të pretenduar e cila ka filluar të qarkullojë në internet, e paraqet bukuroshen të veshur në rroba të brendshme intime, duke qëndruar e shtrirë në shtrat.

Ky porno-film ishte paraqitur në internet në vitin 2007, pasi vetë i dashuri i saj e kishte shitur atë për një shumë prej 1 milionë dollarëve.

Ai ishte bërë pronë e shtëpisë pornografike “Vivid Entertainment”, të cilën Kim e kishte paditur në gjykatë, por në fund kishin arritur që të merren vesh.

Asaj i janë paguar 5 milionë dollarë, por gjithashtu ajo merr edhe një përqindje nga shitja e kësaj videoje, e cila edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet, vazhdon të jetë mjaft e kërkuar.

Pas këtij filmi, Kim ishte bërë e popullarizuar në internet dhe kishte filluar xhirimin e serisë “Keeping Up With The Kardashians”, e cila kishte bërë të famshme tërë familjen Kardashian.

Temat
Showbiz

Të afërta