Thaçi dhe Devollët e dërgojnë ish-drejtorin e Doganës këshilltar të Edi Ramës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka emëruar Lulzim Rafunën, ish-Drejtorin e Doganës së Kosovës, për këshilltar për tatime dhe doganë.
Në këtë emërim besohet të ketë ndikuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kompania “Devolli”.

Ky vendim pritet të bëhet publik nesër paradite.

Rafuna ka qenë edhe më herët i ftuar që të punojë pranë kryeministrisë shqiptare.

Lulzim Rafuna gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së tij si drejtor i Dogave është përfolur se ka qenë vegël e krimit të organizuar, i përkrahur nga politika, në Doganën e Kosovës.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta