Vetëm Isa Mustafa i pranishëm në sallën ku po prezantohet gjetjet e matjes së territorit

Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, sot gjatë ditës ka bërë publik draft raportin e parë rreth gjetjeve për matjen e territorit të Kosovës.

Në publikimin e këtij raporti përveç kryeministrit të vendit, Isa Mustafës, nuk janë të pranishëm asnjë nga krerët e shtetit, siç janë presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

E Komisioni për matjen e territorit në bazë të gjetjeve të tija ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës.

Eksperti Tomor Qela ka thënë se Çakorri në të gjitha hartat dhe matjet që i kanë bërë me Komisionin për Matjen e Territorit të Kosovës ka dal që nuk është në Kosovë.

Ai ka prezantuar në Qeveri disa harta dhe libra, duke pretenduar se vija kufitare është ashtu sic ka qenë edhe më herët dhe Kosova nuk e humb asnjë metër territor.

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta