Përfundojnë xhirimet e filmit të shkurtër ‘Drita’ (Foto)

Filmi ‘Drita’ me skenar nga Armend Smajli, regji nga Rita Krasniqi dhe producent Armend Smajli, ka filluar xhirimet në fillim të muajit shkurt dhe kanë përfunduar dje, me datë 20 shkurt 2017.
Ky film është xhiruar në Prishtinë dhe Mitrovicë dhe faza e pasprodhimit është paraparë të ndodhë gjatë muajit prill dhe maj 2017.

Filmi flet për vitin 1999 ku në një qytet të Kosovës e gjejmë Dritën, një grua rreth 50 vjeç, e cila ka nuhatur se lufta po vie nga fshati në qytet. Ajo fillon të bëhet gati më së miri që mundet për të mbijetuar në rast izolimi.

Në rolet kryesore janë: Irena Cahani, Alban Ukaj, Florieta Bajraktari, Bislim Muçaj, ndërsa drejtor fotografie është Sevdije Kastrati.

Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në konkursin e vitit 2016 dhe pritet që ‘Drita’ të jetë gati për shfaqje në vjeshtë të këtij viti.

Temat
Art

Të afërta

  • Bujarija dhe Refugjatët: Kosovarët në Mërgim

    Bujaria dhe Refugjatët: Kosovarët në Ekzil (Brill, Maj 2018) është një vepër historie që studion kontekstet politike dhe sociale që refugjatët Kosovarë i ndeshën kur lëshuan atdheun e tyre...
  • Ilir Shaqiri promovon librin “Adem Jashari”

    Shumë këngë ia kushtoi Adem Jasharit. E për komandantin legjendar, Ilir Shaqiri shkroi edhe libër. Të hënën në akademinë letrare të organizuar nga lidhja e shkrimtarëve ky promovoi poemën...
  • Vdes këngëtari Nijazi Bytyqi

    Muzikës shqiptare iu largua nga kjo botë një këngëtar i njohur. Bëhet fjalë për këngëtarin Nijazi Bytyqi, i cili ndërroi jetë në moshën 72 vjeçare, shkruan lajmi. Bytyqi ishte...
  • Shuhet aktori i njohur shqiptar!

    Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Lisenko Malaj. Vitet e fundit ai ka jetuar në Itali....