LSDM-VMRO, akuza për “pastrimet” në Gjykatën Penale të Shkupit

Pas ndryshimeve në Gjykatën Penale në Shkup, kanë reaguar nga LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja. Sipas socialdemokratëve kjo bëhet me qëllim pengimin e drejtësisë dhe porositën që institucionet të mos e mbrojnë këtë pushtet kriminal në ikjen e sipër, transmeton Gazeta Express.

Do të ketë ri-zgjedhje të plotë të gjykatësve. Ata do të punojnë për të mbrojtur qytetarët dhe jo sipas direktivave politike si deri më tani. Prandaj të gjitha përpjekjet e kriminelëve dhe shpresat që mund t’i shpëtojnë drejtësisë janë të kota”, theksohet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Ndërkaq VMRO-DPMNE-ja akuzon LSDM-në se ajo e mbron krimin dhe se kjo parti po ushtron presion mbi drejtësinë.

Drejtësia s’ duhet të përkulet parakëtyre kërcënimeve që po bën LSDM-së. Gjykatat duhet të ruajnë kredibilitetin profesional dhe integritetin dhe të gjykojnë sipas ligjit, pavarësisht kërcënimeve për shkarkimin e tyre nëse nuk i binden vullnetit të Zaevit”, theksohet në reagimin e VMRO-së.

Temat
LajmeRajon

Të afërta