Edi Rama deklaron se Policinë e besojnë më shumë se Zotin, Perëndia i ‘dërgon’ mesazh (VIDEO)

Një koincidencë mjaft e veçantë ka ndodhur ditën e sotëm, teksa kryeministri Edi Rama po fliste për arritjet e Policisë së Shtetit në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

“Sot nuk e themi ne, por anketimet më të njohura ndërkombëtare se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar në vend, më i besuar edhe se liderët fetarë, sipas anketimit më të fundit të Bashkimit Europian”., tha Rama.

Por vetëm pak sekonda pasi Rama artikulojë këtë fjali, janë dëgjuar të bien kambanat e Kishës Katedrale Ortodokse, që ndodhet pak metra nga Ministria e Brendshme.

Por, rastësia nuk ka mbarur këtu, pasi në këtë kohë është dëgjuar edhe thirrja e ezanit të Hoxhës nga minarja e Xhamisë që ndodhet aty pranë .

Ndoshta, për ata që besojnë në Zot, ndodhia e sotme nuk ishte rastësi, por një mesazh i qartë dërguar për Ramën, se Perëndinë nuk e mashtron dot.

Temat
LajmeRajon

Të afërta