Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadija është shprehur rreth postimeve të saj të mëparshme duke sqaruar pozicionin e saj.
Ajo është shprehur se shpesh postimet e saj janë keqkuptuar.
Ndër të tjera Sadija është shprehur se idea e protestës është e vlefshme kur populli ngrihet kundër të gjitha partive. Gjithashtu ajo është shprehur se 5 vitet e kaluara në Shqipëri kanë qenë më të vështirat për të dhe fëmijët e saj, duke theksuar gjithashtu se herë pas here ndjen mall për miqësinë e saj në Tiranë.
Sa i përket politikës ajo është shprehur se Lulzim Basha është djalë argëtues, pr jo udhëheqësi që do të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni. Sadija ka lënë të kuptohet se është e zhgënjyer nga e gjithë klasa politike në vend.