Pyetja që po e bëjnë të gjithë: Çfarë ka qenë duke tymosur Trump?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet të ketë sajuar një histori e cila nuk ka ndodhur në të vërtetë, teksa në një takim në Florida përpara një audiencë mjaft të gjerë u shpreh se Suedia kishte pasur një incident me emigrantët një natë më parë, duke radhitur si shkaktar edhe të ashtuquajturat politikat e dyerve të hapura që ka aplikuar Europa në dy vitet e shkuara.

Megjithatë, në bazë të deklaratave zyrtare që ka bërë qeveria suedeze, në vend nuk ka pasur asnjë episod të tillë ose të ngjashëm.

Diplomatët e Suedisë kanë shkuar edhe më tej duke kërkuar një shpjegim nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për deklaratën e tij, ndërkohë që Trump është përgjigjur se i është referuar një emisioni të Fox News, i cili trajtonte gjerësisht temën emigrantëve në Suedi, transmeton OraNews.

Dyshimet se Trump i kishte komunikuar qytetarëve një ngjarje e cila nuk ka ndodhur realisht. Kjo shkaktoi zemëratë të thellë tek një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara por në mbarë botën.

Këta të fundit kanë bërë jo pak komente negative në rrjetet sociale për liderin aktual të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, një kundërpërgjigje e pati edhe diplomati suedez, Carl Bildt, i cili ka qenë edhe kryeministër i vendit.

Temat
Showbiz

Të afërta