Mercedes lanson kamionin e parë në tërësi me ngasje elektrike

Mercedes është duke përgatitur terrenin për lansimin e kamionit të parë me një makinë plotësisht elektrike, me sa duket më shpejt se rivali i mundshëm në këtë fushë, Tesla Motors.

Giganti nga Shtutgarti ka konfirmuar se versioni prodhues i kamionit elektrik është bazuar në një studim të Urban e-Truck, i shfaqur vjeshtën e kaluar në Frankfurt Motor Show dhe së shpejti do të dalë në rrugë.

Interesimi është i madh, ndërsa momentalisht po negociohet me 20 klientë potencialë, por emrat ende nuk kanë dalë në publik.

Në ofertë do të jenë dy kamionë (18t dhe 25t), ndërsa konsumatorët do të mund të zgjedhin në mes të hapësirës ngarkuese klasike, frigorifer apo platformë. Kamioni ka një arritje prej rreth 200 km me një mbushje, me bateri 212 kWh të cilat furnizojnë dy motore elektrike me fuqi 250 kW dhe moment rrotullimi maksimal prej 1.000 Nm.

Në Mercedes shpresojnë se performanca në praktikë nuk do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. Në gjysmën e dytë të vitit, do të fillojë prodhimi i kamion elektrik, Fuso eCanter, dhe 150 klientët e parë që do t’i marrin janë nga Evropa, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Tesla Motors gjithashtu ka plane për të zgjeruar gamën e automjeteve komerciale, por versioni prodhues i kamionëve elektrik pritet pas tri deri në katër vite.

Temat
Teknologji

Të afërta