Kjo kompani do të gjenerojë imazhe të gjithë Tokës për çdo ditë

Me 88 satelitë të rinj, që sillen rreth Tokës, kompania Planet me bazë në San Francisco do të jetë në gjendje që të bëjë imazhe në çdo pjesë të tokës në botë, për çdo ditë.

Grumbulli i fundit të satelitëve “Planet’s Dove” u hodh në hapësirë nga raketa indiane PSLV, të martën. Me 88 satelitët e rinj u zgjeruar plejada e Planet në 149 satelitë në orbitë, duke mos përfshirë shtatë satelitë me imazhe me rezolucion të lartë që kompania do t’i fitojë, si pjesë e blerjes së Terra Bella nga kompania mëmë e Google, Alphabet.

Shitja qe u publikua në filim të këtij muaji është në pritje të miratimit rregullator, tha shefi ekzekutiv në Planet, Will Marshall.

Pse kaq shumë satelitë? Plani i biznesit i kompanisë Planet është që të marrë imazhe të përditshme të të gjithë masës tokësore në botë në mënyrë që kompanitë, qeveritë dhe studiuesit mund të kuptojnë më mirë ndryshimin e planetit Tokë, tha Marshall për Seeker, raporton Space.com.

“Është një ndryshim i madh – një rritje të 1000-fish në normat e të dhënave”, tha ai.

Temat
Teknologji

Të afërta