Hyni në dhomë dhe harroni se për çfarë keni hyrë?

Hyni në një dhomë dhe harroni se për çfarë keni hyrë? Fajësojeni derën, pasi që truri i tejkalon kujtimet sapo të kalojmë pragun e derës.

Na ka ndodhur të gjithëve që të hymë në një dhomë dhe të mos dimë se për çfarë kemi hyrë, pasi që papritur ajo çfarë kemi dëshiruar të bëjmë në atë dhomë është zhdukur nga memoria jonë.

Psikologët kanë zbuluar të ashtuquajturat “momentet e të moshuarve” të cilat mund të na trullosin dhe të ndërhyjnë në përpunimin e informacioneve në tru sapo trupi të lë një dhomë dhe të hyjë në një tjetër, transmeton Gazeta Express.

Duket se mendja e konsideron një prag dere si diçka që ekspertët e quajnë “kufiri i ngjarjes”, duke sinjalizuar fundin e një episode të kujtesës dhe fillimin e një tjetre.

Psikologët gjetën se truri ka tendencë që t’i largojë memoriet pasi trupi të kalojë nga një dhomë në tjetër, duke i ruajtur informacionet si episode.

Ky hulumtim ishte publikuar në gazetën Psikologjia Eksperimentale nga hulumtuesit e Universitetit Notre Dame në Indiana.

Temat
Shëndet

Të afërta