Angelina Jolie ka folur për herë të parë rreth divorcit të saj me aktorin e njohur Brad Pitt. E intervistuar nga gazetarë të BBC-së ajo tregon situatën në të cilën ndodhet pas ndarjes me Brad-in.
Për momentin aktorja po jeton në Cambodia me fëmijët e saj në pritje të promovimit të filmit më të ri “First They Killed My Father”.
“Nuk dua të flas shumë rreth kësaj, përveçse të them se ka qenë periudhë shumë e vështirë, për të gjithë ne”, duke lënë të kuptohet se nuk po e përjeton aspak mirë ndarjen.
Madje, ajo është përlotur teksa ka folur për këtë. 41-vjeçarja ka shtuar se shumë familje e gjejnë veten në këtë situatë dhe se edhe fëmijët e saj po kalojnë një situatë të vështirë.
Ndërsa për kujdestarinë e fëmijëve Angelina ka thënë:
“Fokusi im tani janë fëmijët e mi, fëmijët tanë”, është shprehur ajo duke lënë të kuptohet se dëshiron të mbajë të bashkuar familjen.