Qeveria e Gjermanisë ka shprehur interesimin e saj që rasti i ndalimit të Ish- Kryeministrit të Kosovës Ramush Haraidnajt të përmbyllet sa më shpejt.Kështu del nga një shkresë të cilën Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Stefen Steinlein, i ka dërguar ish Sekretarit Shtetëror të Gjermanisë, politikanit të CDU-së dhe Kryetarit të Asociacionit Gjermano-Kosovar të Bizneseve
Dr. Friedbert Pflüger.Në letrën në fjalë, Steinlein mes tjerash shkruan që “Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë i jep peshë të veçantë arrestimit të Ramush Haradinajt dhe për këtë rast është në kontakt të ngushtë me partnerët e saj, posaçërisht, Francën”, shkruan mes tjerash në letrën e tij, Steinlein, raporton Gazeta Blic.
Mëtej Steinlein vlerëson që “arrestimi i Haradinajt ndikon tej mase në përkeqësimin e situatës në Ballkanin Perëndimor dhe duhet një përmirësim urgjent i bashkëpunimit rajonal dhe normalizimit të
marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të cilat me këtë rast do të vështirësoheshin”, vlerëson Sekretari Shtetëror i MJ të Gjermanisë.“Për këtë shkak Qeveria e Gjermanisë qysh në vitin 2005 ka vendosur që fletarrestimin për Ramush Haradinajn të mos e zbatojë… Dhe dua t’ju siguroj që Ministria e Punëve të
Jashtme është duke e përcjellur me vëmendje të saktë dhe duks shikuar të shfrytëzohet çdo mundësi që të gjindet një zgjidhje e mirë”, thuhet mes tjerash në letrën e Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i në liri me kusht nga autoritet francize nga data 4 Janar bazuar në një fletarrest të Serbisë nga viti 2005, fletarrest ky të cilin Qeveria e Gjermanisë e ka shpallur të pavlefshëm qysh në vitin 2005.Javën që vjen, me 2 Mars, pritet vendimi i Gjykatës franceze në Qytetin Colmar.