“Blindohet” Shqipëria, vetëm në 2016 u blenë 553 mln lekë armatime (Grafiku)

Qeveria ka rritur blerjen e armëve nga jashtë për të armatosur policinë, por edhe për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga NATO.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se importi i armëve dhe municioneve shënoi vitin e kaluar nivelin më të lartë në gati një dekadë.

Sipas Doganave për periudhën Janar-Nëntor të vitit 2016, Shqipëria importoi 553 milionë lekë ose 4 milionë euro armatime dhe municione. Sipas të dhënave historike, kjo përbën vlerën më të lartë që nga 2010-a.

Kompanitë e tregtimit të armëve bëjnë të ditur se blerjet konsistojne kryesisht në armatime të lehta, të cilat shkojnë për nevojat e Ministrisë së Brendshme, asaj të Mbrojtjes, dhe autoriteteve të tjera të sigurisë, që përdorin armatime luftarake.

Ky është viti i dytë me radhë që Shqipëria rrit blerjet e armëve nga jashtë. Prej vitesh, vendi ynë ka qenë një eksportues neto i armëve duke shitur jashtë armë më shumë nga sa blinte. Por në dy vitet e fundit kjo ka ndryshuar dhe vlera e importit të armëve e ka kaluar atë të eksportit.


Sipas Doganave, gjatë vitit të kaluar eksportet e armëve ishin 362 milionë lekë ose

Fillimisht, tregtia e armëve në Shqipëri ka qenë monopol i kompanisë shtetërore MEICO. Por pas vitit 2009, ajo u liberalizua dhe aktualisht në treg janë mbi 30 shoqëri të liçencuara që kryejnë tregti armësh.

Tregtia ilegale

Përpos shkëmbimeve të ligjshme tregtare, ekspertët thonë se ka dhe një tregti tjetër armësh, që zhvillohet jashtë kontrollit të autoriteteve. Që nga luftërat e Jugosllavisë në vitet 1990 dhe që pas hapjes së depove të armëve në Shqipëri në vitin 1997, në Europë lulëzon një treg i zi armësh.

Sipas një studimi të “Flemish Peace Institut” në Bruksel, furnitori kryesor i këtij tregu është Ballkani. “Një pjesë e madhe e armëve ilegale në Evropë kontrabandohet nga vendet si Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Shqipëria,” – thuhet në studim.

Flemish Peace vlerëson se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor mbahen më shumë armë ilegalisht se sa në mënyrë të ligjshme dhe numri i këtyre armëve mund të arrijë deri në 2 milionë. /SYRI.net/

Temat
LajmeRajon

Të afërta