Pavarësisht demantit të ish shefit të Drejtorisë për SIguri dhe Kundërzbulim (DSK) Sasho Mijallkov dhe kërcënimit se do të padisë për shpifje Zekirin dhe të gjitha mediumet që kanë publikuar lajmin për sulmin ndaj deputetit të LSDM-së Muhamed Zekiri, ky i fundit insiston se është sulmuar nga sigurimi i Sasho Mijallkovit, njofton Gazeta Express.
“Persona nga sigurimi i Mijallkovit mbrëmë më sulmuan verbalisht dhe fizikisht. Mijallkov ishte ulur në kafenenë “Dion”.
ku unë me shokët e mi shkuam në një tavolinë të rezervuar. Objekti është nën mkikëqyrjen e kamerave dhe policia shumë lehtë mund ta vërtetojë këtë që po e them”, tha Muhamed Zekiri, Deputeti shqiptarë i LSDM-së, para selisë së LSDM-së në një konferencë për shtyp.