Trump në kërkim të këshilltarit për sigurinë kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon edhe sot kërkimet për këshilltarin e sigurisë kombëtare, një prej posteve më strategjikë të Shtëpisë së Bardhë, pas dorëheqjes së titulalrit të tij, Michael Flynn për shkak të lidhjeve me Rusinë.

Presidenti i SHBA-së e kaloi fundjavën në klubin privat të Mar-a-Lago, në Florida, të cilin e quajti “Shtëpia e bardhë e Jugut” dhe ku ai do të marrë në pyetje kandidatët për të drejtuar Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), kabineti i politikës së huaj i presidencës amerikane, përcjell Atsh.

Pas disa muajve në krye të këtij institucioni, Michael Flynn u detyrua të japë dorëheqjen më 14 shkurt, pasi kishte gënjyer, sipas zëvendëspresidentit Mike Pence, për kontaktet e drejtpërdrejta me Moskën përsa i përket sanksioneve anti-ruse të ndërmarra nga ish-presidenti Barack Obama më 29 dhjetor, para se të vinte në pushtet Donald Trump.

Temat
BotëLajme

Të afërta