Jo vetëm deputetë, dhe militantë në protestën e opozitës. Por këtë të dielë asaj i është bashkuar edhe gazetari Armand Shkullaku.
Ai ka qenë në çadrën e protestuesve, që është vendosur përpara Kryeministrisëku deklaroi se protesta është akt pa kthim dhe se qëndresa e opozitës është mbështetja më e mirë që mund ti japin qytetarëve.
“Çdo kthim pas, do vriste çdo shprese të njerëzve që më fund do të ketë një ndryshim”. tha ai
Gazetari më tej vlerësoi edhe këtë lëvizje të opozitës për të protestuar, por shtoi se protesta mund dhe duhej të ishte më agresive. Kjo pasi për Shkullakun, kjo është një qeveri arrogante dhe se nuk meriton të tillë protest paqësore.
“E vlerësoj zgjedhjen e opozitës për protestë paqësore, gandiste deri diku. Por kjo është e përshtatshme për qeverinë daneze. Protesta mund të jetë më e fortë, mund të jetë më agresive. Sepse kjo qeveri është kundër tolerancës, konsensusit, kritikës kontruskrive, sepse e merr vlerën për dobësi. Nëse i shkojmë deri në fund do të kemi përmbysje”, përfundoi Skkullaku.