Sheiku i pasur e vizionar prezanton planin për popullimin e Planetit të Kuq (Foto)

“Marsi 2117” është plani ambicioz i Emirateve të Bashkuara Arabe që përfshin projektimin, ndërtimin dhe popullimin e kolonive në Mars. Ky plan pritet të realizohet në 100 vitet e ardhshme.

Nënkryetari i Emirateve dhe sundimtari i Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, e shpalosi planin në Samitin Botëror të Qeverive.

“Ky projekt i ri është fara që mbjellim sot, frytet e së cilës do t’i vjelin gjeneratat e ardhshme që do të udhëhiqen nga pasioni për dije dhe për përvoja të reja. Zbritja e racës njerëzore në planetët tjera ishte gjithmonë ëndrra e Planetit tonë. Qëllimi ynë është që Emiratet të hapin rrugën për përpjekjet ndërkombëtare për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë sheiku, raporton The Independent.

Inxhinierët, shkencëtarët dhe hulumtuesit e Emirateve kanë paraqitur një koncept të projektimit të kolonive në Mars. Plani përfshin edhe transportin, format e prodhimit të energjisë dhe të ushqimit, si dhe të krijimit të jetës në Mars, transmeton Telegrafi.

Plani i paraqitur përfshin infrastrukturën dhe materialet që mund të përdoren për të ndërtuar qytetet në Mars. Aty është paraqitur qyteti me madhësinë e Çikagos që mund të ketë 600 mijë banorë.

Faza e parë e planit përfshin kërkimin dhe konkluzionet e shkencëtarëve që duhet të llogarisin dhe përputhin faktet shkencore me objektivat e planit.

Projekti do të niset nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e më vonë mund t’i bashkohen bashkësitë tjera të botë.

Emiratet tashmë kanë nisur projektit “Marsi 2015” që synon uljen në Mars deri më 2021.

Pjesë të projektit për popullimin e Marsit, mund të shihni më poshtë përmes llogarisë në Twitter të sheikut vizionar. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta