Rama jep premtimin për Kosovën: Kjo është dhurata ime për 9-vjetorin e Pavarësisë

Në komunikimin javor, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në vizitën e tij në Kosovë, ku ishte i ftuar në 9-vjetorin e Pavarësisë.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se është ndjerë si në shtëpinë e tij në Kosovë, falë pritjes vëllazërore që iu rezervua.

Shefi i qeverisë, theksoi se Kosova është ndër prioritetet e qeverisë së tij, që së shpejti edhe ajo të jetë një ditë si Shqipëria.

“Mikpritja e ngrohtë vëllazërore që më rezervuan kudo ku shkova, në Prishtinë ka njerëz shumë të bukur dhe mjedise sociale. Duhet shkuar më shpesh Kosova. Do të jetë si edhe Shqipëria në krye të përparësive të punës sime.” tha Rama

Temat
LajmeRajon

Të afërta