Edhe pse nuk është më ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka ndalur sulmin ndaj Policisë së Shtetit.
Në kritikat e vazhdueshme që ai ka pasur ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave socialist, Saimir Tahiri ka qenë më i shigjetuari prej tij. Këtë radhë, përmes një statusi në rrjetin social Tëitter, Manjani, ka sulmuar Policinë në lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 shkurt në Qafë-Kashar, pranë
Rinasit. Ish-ministri bën një akuzë të fortë kur implikon në këtë grabitje vetë policinë. Ai thotë se ata i kanë grabitur vetë paratë, dhe tashmë sipas tij po luhet me skenarin e gjetjes së parave të bankës së nivelit të dytë.
“Qënka kapur edhe një tenxhere me para sot! Urime! I marrin me furgon e i kthejnë me tenxhere..! Duhen ende tenxhere të tjera…”, shkruan Manjani në mënyrë ironike.
Deri më ani për grabitjen e ndodhur janë vënë në pranga 5 persona, disa prej të cilëve kanë pranuar autorësinë dhe sipas policisë kanë treguar edhe se ku i kanë fshehur një pjesë të parave. Më 9 shkurt dy makinave blind të bnakës ju bë pritë nga autorët të cilët u larguan me 3.2 milionë dollarë. Makinat u sulmuan teksa ishin duke i trnasportuar paratë për në aeroportin e Rinasit, dhe të gjithë shoqëruesit e parave ishin të kompanisë private të Sigurisë.