Lori Hoxha: Këtë gjë kam bërë për bukurinë, por është e lodhshme

Blogerja e njohur Lori Hoxha, ka dalë sërish live në rrjetet sociale për për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, që nuk fakt janë të shumë.

Atë moment trashëgimtarja Top Channel ishte në shoqërinë e motrës së saj të dashur, Sarën, por kjo e fundit nuk preferoi të shfaqej në ekranin e celularit. Gati 2 mijë sy po i ndiqnin motrat Hoxha në kohë reale dhe pyetjet që iu drejtuan Lorit ishin nga më të ndryshmet.

Gjithsesi ajo nuk qëndroi gjatë duke i sugjeruar të gjithëve të ndiqnin “The Voice” në Top Channel.

“Po e ndiqni ‘The Voice? ’. Shihni ‘The Voice’, mos bëni pyetje”, -u shpreh Lori. Më tej ndjekësit e pyetën për nipin, vëllain Itan apo edhe për qerpikët. Pyetje të cilave Lori iu përgjigj

lehtësisht:-“Nipi është për mashalla. Vëllai do të bëhet futbollist. Qerpikët nuk janë të mitë, sapo i kam bërë. Janë gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu, vetëm se është shumë e lodhshme”, -tha Lori Hoxha, e cila është njëherësh edhe një nga blogeret e modës më të famshme e të suksesshme shqiptare. /noa

Temat
Showbiz

Të afërta