Ka kaluar kohë e gjatë prej herës së fundit kur këngëtarja Jehona Sopi ka ardhur me ndonjë projekt të ri muzikor.
Ndonëse në këtë grup hyjnë edhe shumë kolege të saj që janë distancuar nga prurjet e hiteve si dikur, Jehonën e karakterizon edhe një tjetër ‘zhdukje’.
Ajo është tejet hermetike edhe në rrjete sociale, duke postuar rrallë dhe për vetëm një rreth të ngushtë të familjarëve dhe miqve.
E një përjashtim është bërë mbrëmë nga bashkëshorti i këngëtares, Lavdim Koshutova i cili ka postuar një imazh nga dasma e vajzës të kompozitorit Naim Krasniqi, Nitës.
Dyshja shfaqen shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit. /Prive.al/
Fjalët kyçe
Jehona SopiTemat
Showbiz