Ilda Bejleri: Çfarë i thashë prindërve për skenat erotike për Shën Valentin

Ilda Bejleri ka mahnitur me skenat në spotin më të ri të DigitAlb që shfaqet me rastin e Shën Valentinit.

Moderatorja e mirënjohur e SuperSport, Ilda Bejleri, ka realizuar plot guxim skena shumë sensuale që risjellin atmosferën e filmit “Fifty Shades Darker” që ka nisur të shfaqet në mbarë kinematë botërore.

Sot ajo ka komentuar se si e kanë pritur prindërit e saj këtë gjë.

Në një intervistë në Insta-live, ajo ka treguar se vetëm prindërit e saj kanë qenë kritikë për spotin.

“Pasi i binda e kuptuan”,- tha ajo. “Unë u thashë se jam një personazh i njohur i ekranit dhe publikut duhet t’i japësh atë që do. Një nga kritiket ishte mami që më tha “si do dali babi poshtë tek llotot”, (qesh) sepse babi im i ka qejf skedinat”, rrëfeu bukuroshja.

Temat
Showbiz

Të afërta