Adelina Marku nuk i beson kryeplakut Ali Ahmeti

Analistja politike Adelina Marku së fundmi ka folur mbi aktualitetin politik shqiptare në Maqedoni duke theksuar së vë në dyshim gjitha përpjekjet e BDI-së dhe Ali Ahmetit për të faktorizuar spektrin politik shqiptar.

“Sela iu largua PDSH ngase nuk i besonte Thaçit! Ostreni iu largua BDI-së ngase nuk i besonte Ahmetit! Veseli u distancua nga Rufiu e sot nuk i beson Fadilit! Mbaj një të drejtë të citoj Niçen tek thotë:

”nuk mërzitem se më ke gënjyer, merzitem se nuk mundem të të besoj më !” Deri këtu, legjitim është çdo largim i tyre apo çdo kacafytje. Unë dua t’iua kem lakmine këtyre tre liderëve për vullnetin e tyre që të rikthejnë besimin tek BDI-ja . Bile dua të besoj fuqishëm se këta të tre ( Lëvizja BESA tani më tregon ambiguitet!) mundohen të tejkalojnë veten e tyre egopartiake në emër të interesit shqiptar në

Maqedoni! Dhe deri këtu, deri në këtë pikë sqarimi unë qëndroj mirë! Papritmas më dalin përpara të gjitha shanset e djegura që i kishte BDI-ja për të shkëputur veten nga Qeveria e të ri-kthente

dinjitetin partiak por dhe besimin në njerëz! Te kthente vëmendjen tek kauza e lirisë së shqiptarëve në Maqedoni. Për aq herë më hapet dilema se përse Rama dhe Thaçi(H.) nuk e këshilluan asnjëherë Ahmetin që të leshojë qeverinë për kaq shumë vite dalldisje të BDI-së njëjtë siç i këshillojnë sot liderët tanë për të besuar në Platformën!”, Shkruan Marku, transmeton Gazeta Express

Dilemat e analistes Marku janë komplet paranojake e subjektive, por tëtilla duken “gase nuk i besoj dot BDI-së që shkaktoi katrahurën më të stërmadhe ndër shqiptare”, shprehet ajo.

“Aq më shumë vullgar më duket dhënia besim z.Ahmeti për të negociuar me palët maqedone ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe! BDI kurrë nuk e përmendi nevojen e këtij ligji derisa qeveriste pushtetin qëndror e atë lokal, KURRË! BDI madje gënjeu se e solli ligjin për përdorim të gjuhës shqipe! Me këtë

gënjeshter fitoi cikle zgjedhjesh! Secili që tenton të bëhet indiferent ndaj gjërave të vogla nuk mund t’i besohet kurrë për gjëra të mëdha! Le mbetet paranoja ime, o Zot qofsha e gabuar, por nuk i besoj dot BDI-së…janë thellë të zhytur në korrupcion e keqpërdorim besimi votuesish ! Prandaj …seç e kam një mllef se përse këta forca të reja politike e shpallën atë Kryeplak!!! …edhe Kanuni ligjerimin për Një Kryeplak e ka ndrysh’!”, shkruan Ademlina Marku, në profilin e saj në Facebook.

Temat
LajmeRajon

Të afërta