Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka falënderuar me një letër Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikoliq, për letrën që i ka dërguar me rastin e inaugurimit të tij.
Trump-i në letër ka shtuar se çmon inkurajimin dhe mbështetjen e Nikoliq-it, njoftoi presidenca serbe, raporton B92.
“E mirëpres ngrohtësisht urimin që më dërguat me rastin e inaugurimit tim presidencial dhe unë vlerësoj inkurajimin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet një letrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, përmbajtja e së cilës u paraqit për media nga shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.
“Para nesh janë sfidat të cilat unë besoj se ne mund t’i tejkalojmë nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne gjithashtu kemi mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar qëllimet e përbashkëta, promovimin e stabilitetit global dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit”, thuhet në letër.
“Një objektiv i tillë i përbashkët, të cilën ne vazhdojmë t’a mbështesim si rrugën më të sigurt për një të ardhme të qëndrueshme dhe të begatë për Serbinë, është anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian”, ka qartësuar Trump-i.
Unë pres që të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, bazuar në vlerat e përbashkëta të popujve tanë “, porositi Trump në letrëm drejtuar kryetarit të Serbisë.
Agjensitë e lajmeve kishin vënë re mungesën e një detaji të rëndësishëm në letrën që Presidenti Trump i kishte dërguar homologut të tij serb, me rastin e Ditës kombëtare serbe, e ku mungonte inkurajimi i Serbisë për procesin integrues evropian, përkujton Gazeta Express.
Mungesa e këtij detaji çoi në spekulime se administrata e re amerikane mund të ketë filluar ndryshimin e qëndrimeve të mëhershme ku inkurajoeshin shtetet e Ballkanit perëndimor, përfshi Serbinë, që të vazhdojnë kursin e tyre evropian. Me këte letër duket se Trump-i e ka “përmirsuar” gabimin e mëhershëm meqë letra e fundit e tij në mënyrë shumë të qartë inkuroajon Serbinë në kursin e saj evropian.