Shkëlqeu Mavraj – dëshpëroi Abrashi, ja notat e lojtarëve të Kombëtares shqiptare (Foto

Mërgim Mavraj ka shkëlqyer për Hamburgun, derisa Amir Abrashi është vlerësuar si më i dobëti për Freiburgun
Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj e Amir Abrashi, ishin titullar në sfidën mes Hamburgut e Freiburgut, e cila përfundoi barazim 2:2, shkruan Gazeta Express.

Mavraj luajti për Hamburgun për 90 minuta, derisa Abrashi u zëvendësua për Freiuburgun në minutën e 62’të të ndeshjes, të cilët bën paraqitje të kënaqshme.

Sipas “Sofascore”. Mavraj ishte ndër më të mirët për skuadrën e tij, duke u vlerësuar me notën 7.4, vetëm Hunt u vlerësua me notën më të madhe se mbrojtësi i Kombëtares.

Ndërsa Amir Abrashi u vlerësua si i dyti më i dobët për Freiburgun, duke marrë notën 6.3.

Temat
RajonSport

Të afërta