Ronaldo zbulon arsyen pas stilin të famshëm të flokëve në Kupën e Botës 2002

Ka shumë gjëra për t’u kujtuar nga Kupa e Botës e vitit 2002.

Stadiumet, topi ‘Fevernova’, goli i Ronaldinhos ndaj Seaman pothuajse nga gjysma e fushës.

E fundit, por jo nga rëndësia është fotografia e Ronaldos duke mbajtur trofeun me stilin unik të flokëve.

Në atë kohë të gjithë u befasuan me atë stil të flokësh, por tashmë Fenomeni për ESPN Brazil shpjegon edhe arsyen:

“Kisha dhimbje në ije, isha në 60 për qind të rikuperimit, kështu që rrova kokën”.

“Të gjithë ishin duke folur për lëndimin tim dhe kur mbërrita në stërvitej me atë stil flokësh të gjithë ndaluan të flasin për lëndimin”.

Temat
BotëSport

Të afërta