Përfundon takimi, Sela: Propozim ligjin për gjuhën e përgadisim ne, jo LSDM (Video)

Ka përfunduar takimi mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në pyetjet e gazetarëve tha se: “në këtë takim është biseduar për Deklaratën e përbashkët dhe nga ky takim dolëm me dy përfundime.
E para është se nënshkrueset e Deklaratës obligohen që në afat prej tre ditësh të emërojnë nga dy anëtarë të komisionit të cilët do të merren me krijimin e rregullores, ndërsa e dyta është harmonizimi i qëndrimeve rreth ligjit për gjuhën shqipe, të cilin e kemi përgatitur ne”, deklaroi mes tjerash Sela, njofton Gazeta Express.

Sela nuk deshi të komentojë rreth mosprezencës së Lëvizjes Besa dhe Partisë Demokratike Shqiptare, por tha se të gjitha partitë janë të mirëseardhura.

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela vazhdoi edhe më tej duke thënë se nuk janë debatet televizive vendi ku duhet të bisedohet për platformën e përbashket, por është tryeza e përbashkët ku secila parti duhet të vijë me propozimet e veta.

Ai gjithashtu tha se të gjithë partitë të cilat duan t’i prezantojnë votuesit e tyre, vendin e kanë në këtë tryezë të përbashkët.

“Ne vazhdojmë të jemi kundërshtarë politik, por kur vjen puna tek interesat e shqiptarëve duhet të bëhemi bashkë”, deklaroi Sela.Ndërsa kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe shefi i kabinetit të tij Artan Grubi nuk dhanë deklarata për gazetarët.

Video e plotë:

Temat
LajmeRajon

Të afërta